Vrasjet nuk kanë fund në Shqipëri dhe duket se i lënë radhën njëra tjetrës. Pas atentatit ditën e djeshme në Vlorë dhe vrasjes në Patos, një tjetër vrasje ka ndodhur ditën e sotme në Përmet.
Sipas policisë viktima është shtetai Elidjan Pashaj, 28 vjeç. I cili është qëlluar me armë gjahu nga 65-vjeçari Kujtim Bejollari, banues në Durrës, ngjarje ka ndodhur në fshatin Topojan të Këcyrës. Konflikti mes tyre mësohet se ka ndodhur për motive pronësie. Policia e ka arrestuar autorin e vrasjes.











