Era e fortë e ditës së sotme në Tiranë, u pasua edhe me rrëzim pemësh por edhe me zënie makinash poshtë tyre.
Për fat, Arteca Rreshka, megjithëse ka qenë në makinë kur pema i ka rënë sipër, ka shpëtuar mrekullisht.
Duke treguar ngjarjen ajo denoncon edhe indiferentizmin e baskisë e cila, megjithëse është lajmëruar për prerjen e këtyre pemëve të thata, nuk ka ndërhyrë.
“Përshëndetje jam një banore e Tiranës që sot më ka ndodhur një aksident. Siç shikohet dhe nga fotot pema e thatë është rrezuar duke zënë makinën në ecje e sipër duke na rrezikuar jetën dhe kjo për faj të neglizhencës së bashkisë , pasi banorët e zonës kanë bërë kërkesë në bashki për të ndërhyrë dhe prerë këto pemë të thata po nuk është marre asnjë masë duke rrezikuar jetën e banorëve . Kjo ka ndodhur mbrapa qendrës ‘Kristal’ pranë shkollës 9-vjecare ‘At Zef Pllumi’”, denoncon Arteca Rreshka.











