• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PADIA E KLD-së/ Ja shkeljet dhe sa vjet burg rrezikon Saimir Tahiri!

admin by admin
24 July, 2016
in Kronika
0
PADIA E KLD-së/ Ja shkeljet dhe sa vjet burg rrezikon Saimir Tahiri!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet padia që Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në padinë që disponohet ekskluzivisht nga “Gazeta Shqiptare” renditen nenet që KLD-ja pretendon se ministri Tahiri i ka shkelur me daljet e tij publike.
Referuar padisë, ministri ka shkelur nenin 317, nenin 278, pika 2 dhe nenin 281, pika 4 të Kodit të Procedurës Penale, nenin 7 të Ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, duke sjellë pasoja në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Arian Aliaj.
Në padinë që KLD-ja ka dorëzuar në prokuroi renditen 4 pika kryesore sipas së cilave ndaj Tahirit duhet të nisë hetimi.
Sipas KLD-së, ministri ka treguar shprehimisht nëpërmjet deklaratave të tij se ka vepruar ndaj gjyqtarit Arian Aliaj për shkak të veprimtarisë së tij dhe se qëndrimi i ministrit jep efekte edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë. Ky fakt sipas Këshillit të Lartë të Drejtësisë merr rëndësi përcaktuese, sepse identifikon përtej çdo dyshimi se qëllimi i veprimeve të ministrit të Punëve të Brendshme është frikësimi i gjyqtarit dhe kanosja e tij. Shprehja e ministrit “Do t’i shkojmë deri në fund, kjo betejë sapo ka filluar”, sipas KLD-së tregon dukshëm se Tahiri ka ndërmarrë veprime sistematike, por të gjithë këtë situatë e ka konceptuar si luftë ndaj gjyqësorit, që ushtron dhënien e vendimeve konkrete.
Një aspekt tjetër sipas KLD-së është se ministri në sulmin e tij ndaj gjyqtarëve për mbrojtjen e tre zyrtarëve është në tejkalim të paligjshëm të rolit institucional. Referuar padisë, një tjetër element që lidhet me anën objektive të veprës penale është ndarja e qartë e veprimeve të ministrit nga liria e shprehjes politike të tij. Është e vërtetë që shprehja e vlerësimeve, qoftë edhe të natyrës politike, nga eksponentët më të lartë politikë, të cilët synojnë të vënë në dukje performancën jo të kënaqshme të sistemit gjyqësor, bazuar mbi të dhëna të njohura botërisht e që, nga ana tjetër synojnë përmirësimin e kësaj performancë, në vetvete përbën veprimtari në dobi të interesit publik. Eksponentët politikë, si përçues të zërit të publikut, e kanë për detyrë një sjellje të tillë.
Një veprimtari e tillë bën pjesë në lirinë e shprehjes së mendimit. Mirëpo kjo liri e ushtruar nga eksponentë politikë dhe, më shumë akoma, nga ata që ushtrojnë edhe pushtet ekzekutiv, sipas KLD-së duhet të jetë e kufizuar, në masën që të mos passjellë efekte anësore të dekurajimit të gjyqtarëve individualë në çështje konkrete. Në padi thuhet se me këto deklaradeklarata të ministrit ai ka vepruar për llogari personale të tij.
Sipas KLD-së, mbrojtja e 3 zyrtarëve të policisë të dyshuar për shpërdorim detyre tregon tejkalim të paligjshëm të rolit institucional. Për sa u përket pretendimeve të ministrit Tahiri në lidhje me performancën e mëparshme të gjyqtarit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shprehet se ministri duhet t’i kallëzojë ato në organet kompetente.
Sipas Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministri Tahiri ka vepruar me dashje direkte në kryerjen e kësaj vepre penale, pasi rrethanat tregojnë për veprimtari sistematike dhe të zgjatura në kohë që tregojnë vendosmërinë e tij në shkeljen e ligjit.
Ndaj Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkon nga prokuroria të hetojë ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për “Kanosje gjyqtari”, referuar deklaratave të tij për gjyqtarin Arian Aliaj, pasi ministri ka vepruar në ushtrim të një të drejte, në mbrojtje të nevojshme apo në nevojë ekstreme dhe se nuk ka asnjë shkak për përjashtimin e tij nga përgjegjësia penale.
Sipas KLD-së, ministri ka konsumuar veprën penale të “Kanosjes së gjyqtarit”, të parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal, sipas të cilit: “Kanosja që i bëhet gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose çdo arbitri të caktuar për një çështje për shkak të veprimtarisë së tyre, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”. /Gazeta Shqiptare/

Previous Post

EMRAT/ Zbardhet vrasja në Kukës, arrestohet autori

Next Post

Xhafaj: Koalicioni PS – LSI nuk funksionon normalisht

admin

admin

Next Post
Xhafaj: Koalicioni PS – LSI nuk funksionon normalisht

Xhafaj: Koalicioni PS – LSI nuk funksionon normalisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.