Një vajzë, nofulla e së cilës nuk zhvillohej iu nënshtrua një operacioni që i ndryshoi jetën përgjithmonë.
20 – vjeçarja Ellie Jones lindi me një deformim në fytyrë, për shkak të së cilit dhëmbët e saj ishin tërësisht të çrregullt. Ajo vendosi aparat që në moshën 14 – vjeçare dhe mjekët kuptuan se nofulla e saj nuk ishte rritur qëkur kishte qenë 8 vjeç,shkruanDailMail, transmeton TetovaSot.
Jones, nga Uellsi iu drejtua një kirurgu, i cili do t’i ndryshonte asaj jetën përgjithmonë.

Operacionin e parë e reja e bëri në moshën 16 – vjeçare dhe siç rrëfen ajo për të përditshmen “Daily Post”, ishte shumë i dhimbshëm. Jones u ushqye vetëm me lëngje për 1 muaj dhe e kishte thuajse të pamundur të fliste.
Mjekët i prenë nofullën horizontalisht dhe vertikalisht dhe pas një viti iu nënshtrua një tjetër operacion për korrektimin e nofullës.













