Për herë të parë dhe pas përpjekjeve të vazhdueshme të Federatës Shqiptare ët Basketbollit, ku 5 ekipe kombëtare moshash marrin pjesë në eliminatoret e Europianit, vjen dhe ftesa e pare për dy talente shqiptare të ekipit U20 në basketboll.
Ftesa vjen nga SHBA, për dy lojtarët Orest Bello dhe Kristi Gorea.
Është ekipi i Lindenwood Univesity që ka adresuar këtë ftesë për dy talentet e basketbollit shqiptar.
Oferta e këtij ekipi, ofron edhe avantazhe të tjera për dy basketbollistët shqiptarë, në karrierën sportive dhe në ndjekjen e studimeve universitare.











