Doganat kanë dalë kundër urdhrit të Kryeministrit Edi Rama.
Me një urdhër të saj, drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu, ka urdhëruar që ditën e hënë, nesër, gjithë administrata e Doganave të dalë në punë.
“Jemi në fund të muajit dhe na duhet të punojmë për realizimin e planit”, thuhet në urdhrin e kryedoganieres.
Ky urdhër bie ndesh me urdhrin e kryeministrit, tashmë edhe të shndërruar në vendim të Këshillit të Ministrave i cili ka vendosur “Caktimin e ditës së hënë, datë 25 korrik 2016, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore”.











