Një vrasje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtunë në fshatin Orgjost të Kukësit.
Viktima është një 25 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili ka marrë disa plagë me thikë, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin rajonal.
Mësohet se ai është konfliktuar me një bashkëfshatarin e tij për shkaqe të paqarta.
Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të vrasjes.












