Komisioneri Europian për zgjerimin Johannes Hahn ka përshëndetur miratimin e reformës përmes një mesazhi në tuiter, vetëm sot në mëngjes pasi është bindur plotësisht.
“Pershendes miratimin unanim të reformës në drejtësi si një hap më tej e të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt BE!”, shkruan Hahn.
Komisioneri evropian kishte rol kyc në arritjen e konsensusit sipas parimeve të mbrojtura nga opozita lidhur me rolin e monitoruesve ndërkombëtarë gjatë procesit te seleksionimit të drejtuesve të institucioneve kryesore të drejtësisë.












