Kryeministri Edi Rama në seancën plenare ka ardhur pas largimit të kryeparlamentarit Ilir Meta dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin, për të shkuar në zyrën e Metës, ku po bisedojnë për të zgjidhur ngërçin e krijuar.
Neës24, ka publikuar një video kur brenda sallës plenare, Rama debaton me kreun e grupit të PS Gramoz Ruçi, dhe nga gjestet duket se kanë kundërshtime dhe pakënaqësi me njëri-tjetrin. Në pamje duket momenti kur Kryeministri Edi Rama bën me shenjë “jo jo”, mesazh që duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkesa e tij.












