Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur një takim tjetër me ambasadorët e BE dhe SHBA në selinë e Kuvendit.
Ky pritet të jetë edhe raundi i fundit i dakordësimit mes palëve për kompromisin.
Dy zyrtarët e lartë të PS, Xhafaj dhe Agaci kanë pasur një takim të gjatë me ambasadorët e BE dhe SHBA në mesditë.
Ndërkohë që Rama ka postuar një mesazh sipas të cilit reforma ka vetëm një destinacion: të miratohet.











