Pas arritjes së konsensusit, PD ka lajmëruar mbledhjen e grupit të saj parlamentar.
Ndërsa deputetët e PD-së, po mblidheshin te selia e partisë për këtë mbledhje, ka mbërritur edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në oborrin e selisë ai përshëndeti mediat, por edhe militantët dhe simpatizantët e PD-së, me simbolin e kësaj partie, dy gishtat.











