Duhet konsensus pasi pa ate është vështirë që reforma të funksionojë, tha kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjatë seancës plenare. “Nëse do të votohet pa konsensus atëherë mund të kemi problem me procedurat. Ata që nuk votojnë mund ta cojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj do të ketë probleme”, tha ai.
Mbrëmë kishte një mosrakordim mes ambasadës së SHBA dhe zotit Basha. Ata janë në kontakt për të sqaruar këtë cështje, shpjegoi Meta. Nuk ka garë kush është më shumë proamerikan apo më pak. Interesi i Amerikës është stabiliteti dhe prosperiteti në Shqipëri. Do sqarohen edhe cështjet e tjera. Unë do të merrem me këtë cështje. Do lë punën këtu dhe do të ikë tek të gjithë faktorët.











