Konferenca e kryetarëve ka arritur në përfundimin që seanca plenare të vijojë. Ndërkohë që negociatorët do të vijojnë të gjejnë një zgjidhje të cilën duhet ta sjellin më pas në seancë plenare.
Deputetët i janë drejtuar sallës së seancave plenare dhe Kryetari Ilir Meta ka nisur punimet. Duket se ka një paqartësi në grupet e deputetëve lidhur me kohën e diskutimit dhe votimit të reformës.
Megjithatë Meta ka vijuar me pjesën tjetër të axhendës.
Meta tha se po vijon puna për ndryshimet në disa ligje nga komisionet parlamentare.
Seanca nuk do mbyllet pa miratimin e reformes ne drejtesi, tha Meta. Konsensusi ishte arritur por u prish ne mes te nates, tha Meta duke shtuar se eshte e nevojshme te arrihet konsensus patriotik.












