Burimet nga Ora News bëjnë të ditur se komisioneri Johanes Hahn mësohet se i ka dërguar një e-mail tre liderëve kryesorë të vendit, zotit Rama, Basha dhe Meta mëngjesin e sotëm.
“U surprizova nga lajmet e natës. Është koha të votohet sipas asaj që ramë dakord bashkërisht. Thjesht mirëpresim votën konsensuale sipas marrëveshjes politike të arritur” mësohet të jetë shkruar në e-mail.












