• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dyshimet për telefonatën që bllokoi konsensusin në 2 të natës

admin by admin
20 July, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Dyshimet për telefonatën që bllokoi konsensusin në 2 të natës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në takimin e të hënës së treshes së negociatorë PS-PD-LSI—në të cilin merrnin pjesë edhe përfaqësues të Euralius dhe OPDAT, misioneve të asistencës europiane dhe amerikane për sistemin e drejtësisë, të cilët kanë ndihmuar në hartimin e reformës—u arrit dakordësia e plotë për të gjitha saktësimet dhe detajet e procesit të përzgjedhjes, vetingut dhe zgjedhjes së anëtarëve të këtyre institucioneve.

Kjo do të thotë që u arrit dakordësi e plotë për të gjithë draftin e reformës.

Por një kthesë e papritur ka ndodhur rreth orës dy të mengjesit të së martës ndërsa po zbardhej në letër marrëveshja e arritur për t’u firmosur nga palët. Burime nga PD u shprehën për Exit.al se ndërsa të gjitha kanë qenë duke pushuar në pritje të kopjeve të shtypura, eksperti i Euralius ka marrë një telefonatë pas së cilës u ka thënë të pranishmëve se sapo kishte folur me Brukselin, i cili kërkon që në draftin e reformës në lidhje me vetingun e anëtarëve të Komisionit dhe Kolegjit të shtohen dy pika, afërsisht si më poshtë:

ONM ka të drejtë të refuzojë një kandidaturë edhe thjesht mbi bazën e opinionit publik, pa i dhënë kështu arsye aplikuesit; dhe

Ky vendim i ONM-së nuk mund të ankimohet nga personi i refuzuar.

PD i ka kundërshtuar të dyja propozimet me arsyetimin se ato bien ndesh me të drejtat kushtetuese dhe dinjitetin e njeriut, pasi askujt nuk mund t’i mohoet një e drejtë apo mundësi bazuar mbi opinionin e njerëzve.

Eksperti i Euralius është shprehur se kjo kërkesë është e nevojshme pasi ajo bëhet me qëllim që ONM të ketë mundësi të përdorë informacione sekrete apo të klasifikura në procesin e vetingut por pa i dekonspiruar këto burime.

Përfaqësuesi i PD-së nuk ka pranuar futjen e këtyre dy pikave, ndërsa qëndrimi i PS-së ka qënë që ata janë dakord me çdo gjë që propozon Brukseli.

Për shkak të kësaj mosdakordësie nuk është firmosur asnjë marrëveshje. Janë pikërisht këto dy pika që PD ka kërkuar që duhet të bihen dakord me qëllim arritjen e konsensusit për reformën.

Palët nuk kanë bërë deklarata në lidhje me qëndrimin e Euraliusit por pretendimi i përfaqësuesit të Euraliusit duket i dyshimtë për disa arsye:

Së pari, pëfaqësuesi i Euraliusit nuk është funksionar apo punonjës i BE-së por konsulent me pagesë i një fondacioni gjerman i cili është kontraktuar nga BE për të realizuar këshillim teknik dhe jo politik. Që Brukseli të përcjellë mesazhe përmes një eksperti me pagesë duke anashkaluar ambasadoren në Tiranë do të ishte shumë e pazakontë.

Së dyti, që një vendim-marrës i lartë politik në Bruksel të ketë qenë duke pritur zgjuar në Bruksel në orën 2 pas mesnate se çfarë do të miratonte Agaçe-Bylykbashi-Manjani duket e pabesueshme. Dhe që ky vendim-marrës të ketë numrin e celularit të një konsulenti me të cilin ai nuk ka asnjë lidhje direkte është akoma me e vështirë për t’u besuar.

Së treti, vendim-marrësit për këto çështje janë ose trupa kolektive si Parlamenti Europian ose mbledhja e ambasadorëve apo ministrave të jashtëm të BE-së. Mjafton të dëgjoje diskutimet e djeshme të europarlamentarëve të Komisonit të Jashtëm të Parlamentit Europian për të kuptuar se BE nuk funksionon me vendime individuale qoftë edhe të punonjësve të lartë të Komisionit Europian.

Partia Demokratike dyshon se konsulenti i Euralius, në fakt ka folur dhe ka marrë udhëzim nga Ambasadorja Vllahutin dhe jo nga Brukseli. Nëse kjo gjë është e vërtetë, arsyeja e kësaj ndërhyrje të Ambasadores mund të spekullohet nga çdo kush.

Një gjë është e qartë, propozimi për të përjashtuar dikë nga një detyrë publike bazuar mbi fjalë rruge bie ndesh me shumë të drejta dhe parime. Nga ana tjetër, liria për të përjashtuar pa argumentuar dhe pa fakte e vëzhguesve ndërkombëtarë është pushtet arbitrar, i pa kontrolluar dhe i pa balancuar nga askush. Exit.al

Previous Post

Itali, shqiptari mbillte hashash në ballkon: E vetmja mënyrë të ushqej vajzën

Next Post

Zhvillohet sot ndeshja Kukësi – Austria Vien, policia merr masa; vëndet që do të bllokohen

admin

admin

Next Post
Zhvillohet sot ndeshja Kukësi – Austria Vien, policia merr masa; vëndet që do të bllokohen

Zhvillohet sot ndeshja Kukësi – Austria Vien, policia merr masa; vëndet që do të bllokohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.