Një vjedhje jo e zakontë ka ndodhur tek lagjia 21 Dhjetori në Tiranë. Një shtetas ka kërcënuar me pistoletë lodër punonjësit e kazinos dhe duke ju vjedhur atyre xhiron ditore. “Rreth orës 13:30, tek kryqëzimi i “21 dhjetorit”, në një qendër lojrash fati, ka ndodhur një vjedhje.
Një shtetas ka përdorur një pistoletë kauçuku (lodër) ku ka kërcënuar punonjësin e kazinosë duke marrë xhiron ditore.
Policia në vendin e ngjarjes sëbashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.












