Kryeministri Edi Rama ka “ulur nivelin” e takimeve të tij me drejtuesit e PS. Në përpjekje për ti paraprirë një qeverie teknike, për më tepër zgjedhjeve të parakohshme, ai ka mbledhur sot, drejtuesit vendorë të PS-së.
Qëllimi i takimit lidhet me testimin e partisë, për gatishmërinë e mundshme të saj, për hyrjen në zgjedhjet e parakohshme.
Këto lëvizje të kryeministrit, vijnë pas kërkesës se aleatit të tij, Ilir Meta, për qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme . Ato pasojnë takimet e dy netëve të kaluar të Ramës, me ministra, deputetë e drejtues të lartë të PS-së, në vilat qeveritare, në Durrës e Tiranë.
Ndërsa sot në mëngjes, në funksion të kësaj, kryeministri zhvilloi edhe një takim me dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Aqif Rakipi.












