Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka njoftuar se ditën e enjte në punimet e seancës parlamentare është futur në rendin e ditës votimi për ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Meta e ka konsideruar këtë si një nga momentet më solemne për Republikën e Shqipërisë, “Kuvendi i Shqipërisë do të ktheje në një histori suksesi këtë reformë” tha Meta. Po ashtu kreu Kuvendit u ka bërë ftesë publike edhe ndërkombetarëve të cilët i ftoj në seancën e të enjtes.
”
Seanca e së enjtes duhet të jetë solemne dhe duhet të japë dinjitetin e duhur Shqipërisë përpara partnerëve ndërkombëtarë.
Përshëndes frymën bashkëpunuese dhe te përgjegjëshme të dy partive të mëdha. Në zbatim të rregullores së Kuvendit sapo kam miratuar rendin e ditës së datës 21 korrik 2016. Pr/ ligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligji nr 82 / 17 të 1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë do të jetë cështja e parë dhe kryesore. Kjo është seanca më e rëndësishme e Kuvendit sepse do të na duhet të miratojmë me konsensus ndryshimet kushtetuese
Sikurse jam informuar janë ende dy momente fare të vogla që kërkojnë dakordësinë e ekspertëve.
Ekspertët negociatorë janë të mandatuar të ushqejnë frymën konsensuale mbështetur vetëm mbi propozimin hibrid të paraqitur nga Nuland. E ftoj tryezën pavarësisht nga lodhja e pambarimtë të vazhdojë punën. Ajo që unë kërkoj si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë është që diskutimet ti bëjë të hapura për mediat. Deputetët të enjten në orën 10:00 dhe opinioni publik ka nevojë të njihen me përmbajtjen e diskutimeve dhe vendimmarrjen. Seanca plenare nuk do të mbyllet pa miratimin e Kushtetutës së re. Në këtë frymë përgjegjshmërie ftoj të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë që morën pjesë në këtë proces.
Duhet patjeter ta mbyllim tani, mundesisht per nje ore”, është shprehur Meta.












