• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fundi i Britanisë si një fuqi perëndimore

admin by admin
19 July, 2016
in Rajoni
0
Fundi i Britanisë si një fuqi perëndimore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anne Applebaum

Në fakt, unë e kuptoj logjikën. Emërimet e para të Tereza Mejit – Liam Foks si Ministri i ri i Tregtisë Ndërkombëtare, Dejvid Dejvis do të drejtojë negociatat e daljes nga BE, dhe Boris Xhonson si Sekretari i Jashtëm – kanë shumë kuptim. Ajo ka vendosur ithtarët e linjes së ashpër të Brexit, si përgjegjës për negocimin e tërheqjes së Britanisë nga politika europiane. Nga tani e tutje do të jetë e pamundur, për këdo të argumentojë se votuesit qenë të mashtruar. Nëse këta 3 njerëz nuk do të mundin të menaxhojnë procedurat e divorcit të Mbretërisë së Bashkuar nga unioni, atëherë nuk e bën dot askush tjetër.

Në të njëjtën kohë, Mej ka eliminuar me shkathtësi një burim të qartë të mosmarrëveshjeve të brendshme. Ashtu si Barak Obama me emërimin e Hilari Klintonit si sekretare shteti, ajo i ka dhënë kritikut saj potencialisht më të dëmshëm një detyrë të madhe, që do të pengojë atë të shkruajë artikuj kritikë në “Daily Telegraph”. Një Xhonson i mërzitur dhe mënjanuar, do të kishte mjaft kohë për të menduar plot ironi dhe sarkazma rreth kryeministres së re dhe qeverisë së saj; tashmë ai do të jetë në një barkë me të.

Por zgjedhjet e Mejit sugjerojnë ndërkohë një ndryshim më të thellë, të dukshëm prej disa kohësh, por vetëm tani në qëndër të vëmendjes:Britania, ose të paktën Britania Konvervatore, nuk aspiron të jetë më një fuqi udhëheqëse perëndimore. Sigurisht Mej e di se Xhonsoni është një figurë e urryer në Bruksel. S’ka dyshim se ajo e ka paramenduar që emërimi i tij do të shkaktonte të qeshura në Uashington. Por ajo nuk e vret për këtë sepse – ashtu si gjithë udhëheqësit e vendeve të vogla, pa aspirata mbi lidershipin ndërkombëtar – shqetësimet e saj janë më mendjengushta. Ajo nuk ka nevojë për një sekretar të jashtëm që të merret seriozisht në kryeqytetet e huaja.

Ajo nuk u shqetësua as nga pasojat e mëtejshme të zgjedhjes që bëri. Xhonson ka qenë në të shkuarën një provomues i shkëlqyer i Britanisë – një ambasador i madh për Londrën – dhe disa njerëz shpresojnë tashmë se ai do të vazhdojë të luajë atë rol. Por, në artikujt dhe fjalimet e tij të fundit, ai e ka bërë gjithashtu të qartë se aleanca tradicionale e Britanisë – me Shtetet e Bashkuara, me Evropën – do të thotë shumë pak për të.

Në vend të kësaj, ai ka flirtuar me Putinizmin, vlerësuar Bashar Al-Asadin dhe ka frekuentuar gostitë tregtare në Kinë. Admirimi i Xhonsonit për diktatorët e pasur i bën jehonë pikëpamjes së shumë figurave kryesore konsvervatore, madje edhe Xhorxh Osbornit, ish-ministri i sapodorëhequr i Financave. Xhonson, Osborn dhe shumë konservatorët britanikë janë tani mjaft të kënaqur me idenë e Britanisë, ose ndoshta thjesht Anglisë, si Dubai i Atlantikut të Veriut, Singapori i Hemisferës Perëndimore:një komb i vogël tregtar, një shtëpi offshore për paratë ruse, kineze, malajziane dhe nigeriane, një vend i rehatshëm për oligarkët e të gjitha llojeve – madje edhe me amerikanët, për aq kohë që ata kanë para – dhe shumë larg idealeve të vjetra theçeriane rreth demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Jo rastësisht, Partia Laburiste drejtohet tanimë nga një njeri me pikëpamje të ngjashme. Xheremi Korbin ka disa aleanca të ndryshme. Ai është shfaqur në PressTV dhe televizionin shtetëror iranian, dhe lidhjet e tij janë me Hamasin dhe Hezbollahun, dhe jo Kinën. Por ai është edhe më i ç’interesuar ndaj Perëndimit, aleancat e Britanisë me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, apo në lidhje me ndikimin dhe fuqinë britanike.

Duke pasur parasysh refuzimin e kërkesës së grupit parlamentar laburist për dorëheqjen e tij, ia vlen të pyetet nëse tek e fundit a interesohet ende për demokracinë parlamentare. Vizioni e tij për Britaninë, në atë masë sa e ka artikuluar publikisht, është ai i një vendi rrënjësisht izolacionist, dhe i që i vjen turp nga historia e vet. Natyrisht, çështja është nëse Britania mund të ruajë të paprekur demokracinë dhe sundimin e vet të ligjit, në qoftë se asnjë nga udhëheqësit e saj nuk vazhdon të promovojë në mënyrë aktive këto dy elementë.

Sistemi politik britanik tashmë është ndikuar shumë nga paratë e huaja të vendosura në parajsat fiskale, dhe që tani rrjedhin në Londër. Grupe të tilla si Miqtë Konservatorë të Rusisë dhe Miqtë Konservatorë Kinezë, ku bëjnë pjesë shumë parlamentarë të shquar, ka lobuar haptazi në emër të këtyre vendeve brenda sistemit politik të Mbretërisë së Bashkuar.

Unë shpresoj shumë ta kem gabim. Por druaj se pa spirancën Evropës, mbledhjet e rregullta me aleatët, peshën e madhe të Gjermanisë, Francës dhe pjesës tjetër, klasa politike britanike do të dëshmohet edhe më e lehtë për t’u blerë se kurrë më parë. Do ketë ndjesë për agresionin rus në Evropën Lindore. Justifikime për agresionin kinez në Detin e Kinës Jugore. Gjithashtu të huajt do të kenë një rol gjithnjë e më të madh mbi ligjet dhe vendimet e marra brenda Britanisë. Kjo është mënyra se si funksionon bota:Nëse nuk përpiqeni më për të vendosur rregullat e lojës, ju duhet të pranoni që ato t’i vendosin të tjerët.

“The Washingtonpost” – Bota.al

Previous Post

Gabime prej diletantësh. Ja 5 arsyet përse grushti i shtetit dështoi

Next Post

Vrau burrin në gjumë, flet 35-vjeçarja: Më dhunonte në sy të fëmijëve

admin

admin

Next Post
Vrau burrin në gjumë, flet 35-vjeçarja: Më dhunonte në sy të fëmijëve

Vrau burrin në gjumë, flet 35-vjeçarja: Më dhunonte në sy të fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.