Saje qorri dergoi ne Rinas ekspertin e madh te vjedhjeve bankare Eduard Sinani, ish drejtorin e sigurise se Bankes se Shqiperise ne kohen kur u vodhen aty 7 milione euro, shkruan në një postim të tij ish-Kryeministri Sali Berisha.
“Eduart Sinani, lindur me 08 /08 /1968 në Tiranë. Ka mbaruar juridikun me korespondencë.Ka punuar si shoqërues i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nga viti 2004 deri 2008. Në vitin 2008 emërohet Drejtor i Sigurimit në Bankën e Shqipërisë deri në vitin 2014 ku në gusht të këtij viti shkarkohet pas skandalit të vjedhjes së thesarit në Bankë. Aktualisht është me detyrë përgjegjës turni i kontrollorëve në komisariatin e Rinasit prej afër 8 muajsh.”, thuhet ne postimin e oficerit dixhital.












