Prokuroria ka kërkuar 3 vjet burg për ish-ministrin Spiro Ksera në lidhje me akuzat e shpërdorim të detyrës me fondet e parashikuara për komunitetin rom. Nëse ai shpallet fajtor nga Gjykata do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit, pasi ka përfituar gjykim të shkurtuar. Organi i akuzës ka kërkuar gjithashtu 1 vit e 6 muaj për burg për dy të akuzuarit e tjerë në këtë process që janë bashkëpuntorët e tij.Spiro Ksera është arrestuar nga policia në shkurt të këtij viti nën akuzën e vjedhjes së 30 milionë lekëve të reja.











