• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLENDI FEVZIU/Ç’po ndodh mes Ilir Metës dhe Edi Ramës?

admin by admin
17 July, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
BLENDI FEVZIU/Ç’po ndodh mes Ilir Metës dhe Edi Ramës?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta konfirmoi atë që flitet prej javësh në Tiranën politike informale. Koalicioni i majtë, ai mes PS dhe LSI, i formuar jo pa zhurmë dhe habi mediatike në një ditë gënjështrash, më 1 Prill 2013, ka rënë. Shumë vetë e kanë paralajmëruar mediatikisht këtë që ndodhi sot. Ka pasur mjaft komentatorë që kanë parashikuar edhe atë që pritet të ndodhë nesër dhe dy javët në vijim. Edhe pse në shtyp e kanë konsideruar si presion të Metës ndaj Ramës për të marrë më shumë mbështetje brenda koalicionit, në realitet duket se ndodhi pikërisht ajo që Meta kishte artikuluar me qetësi. Një thyerje mes të dyve, që ende nuk ështe qartë nëse e ka bazën tek reforma në drejtësi apo shumë më gjerë se sa kaq. Tek ideja e një marrëveshje mes dy personash që asnjëherë në këto 17 vite nuk kanë besuar dhe as pëlqyer njëri – tjetrin.

Në fakt, ajo që pritet të ndodhë ndahet në dy pjesë.

E para reforma në drejtësi!

E dyta, marëdhënia PS – LSI.

Jo detyrimisht të dyja kanë lidhje me njëra – tjetrën.

E para ngjan më e thjeshtë. LSI është konsideruar në media si një forcë që pengon reformën edhe pse Meta gjithnjë është shprehur publikisht pro saj.

Eshtë folur për një marrëveshje të fshehtë me PD dhe një garanci që Meta ka dhënë se nuk do të votojë asnjë reformë ku nuk përfshihet edhe PD.

Por duket se kanë qenë ndërkombëtarët ata që nuk e kanë llogaritur shumë Metën. Arsyet i dinë vetëm ata. Në vizitat ekskluzive në Tiranë, Nuland ka takuar Ramën e Bashën, por jo Metën. Në fakt brenda mazhorancës Meta ka qenë garant i 71 votave, por ai nuk është konsideruar si i tillë. As nuk është dëgjuar për mendimin që ka. Edhe Kerri e shmangu një takim me të. Megjithëse reforma është një reformë parlamentare. Pardje, Lu ishte edhe më konkret. Ai u bëri thirrje Ramës e Bashës të takohen e të gjejnë zgjidhje për reformën, por Metën as e zuri në gojë. Nuk është çudi që e gjitha kjo, bashkë me deklaratat që edhe mazhoranca bënte tek ndërkombëtarët se reforma pengohej nga Meta të kenë provokuar zemërimin e këtij të fundit.

Meta ka vendosur të mbyllet edhe ai në dhomën ku figurativisht do mbyllej Rama me Bashën dhe ka bërë thirrje që reforma të kalojë. S’ka dhënë asnjë shpjegim si dhe me çfarë kushtesh, por ka deklaruar prerë që do jetë edhe ai aty me PO – në e tij. Duket se ja ka arritur sepse Lu dhe Vlahutin i janë përgjigjur direkt pozitivisht. Pra Meta ka rihyrë në lojë.

E dyta është raporti brenda mazhorancës. Meta ka përdorur formulën “edhe, edhe” në fjalën e tij. Ai është shprehur, se: edhe nëse kalon reforma, edhe nëse ajo dështon, vendi duhet të ndërtojë një qeveri të re.

Një Qeveri teknike që të përgatisë zgjedhjet. Burime zyrtare brenda LSI i kanë thënë opinion.al se Meta parashikon tërheqjen e të gjithë ministrave dhe figurave politike nga qeveria, rrëzimin e saj dhe ndërtimin e një qeverie teknike që të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme brenda një kohe shumë të shkurtër.

LSI beson se vendi nuk ka kohë për reformën elektorale dhe votimin elektronik dhe si garanci e vetme për opozitën që zgjedhjet do të jenë pa influencë politike, është një qeveri pa përfshirjen e PS, PD dhe LSI. Pra një qeveri tranzitore me mandat përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve.

Kjo formulë është e ndryshme nga ajo që flitej në forumet informale politike të Tiranës, ku shihej një bashkim i votave të LSI dhe PD për të rrëzuar Ramën. Ky version ishte i vështirë sepse PD nuk mund të mbështesë një aksion të tillë që mund të viktimizonte Ramën dhe ti jepte përgjegjësinë e qeverisjes një vjeçare PD, pa pasur mundësi të zbatonte programin e saj. Ky do ishte një gabim fatal i PD. Por bashkimi i votave për një qeveri teknike, është ekzakt ajo që vetë Basha ka kërkuar në 6 muajt e fundit.

Në këtë aksion LSI dhe PD mund t’i bashkonin votat pa asnjë problem. Dhe me gjasë, ka pasur edhe negociata konkrete në këtë drejtim.

Pritet që Meta të veprojë konkretisht në javën që vjen, deri në datën 28 Korrik. Edhe në këtë veprim ai duket një hap përpara të tjerëve.

Ndërkohë burime brenda PS i thanë Opinion.al se Meta nuk synon zgjedhjet e parakohshme, por kërcënon me to, për të arritur një marrëveshje riformatimi të qeverisë. Burime të PS, shprehen se Rama ka arritur të sigurojë 71 vota, të cilat më shumë se sa për të mbajtur atë në krye të qeverisë deri në fund të mandatit, do të shërbejnë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme pa një qeveri teknike. Pra thënë ndryshe, Rama kërkon 71 vota për të rrëzuar qeverinë dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme me këtë qeveri dhe me të, në krye të saj.

Burime të sigurta i kanë thënë opinion.al se PS ka nisur negociatat me Blushin që ka 3 vota dhe me emra konkretë brenda opozitës për të siguruar votat e mundshme. Edhe pse PS deklaron se i ka votat, kjo duket e vështirë në kushtet kur edhe dy deputetë të saj, Kosta dhe Shehu i janë bashkuar Koço Kokëdhimës që është aktiv kundër vijimit të qeverisë në këto kushte që është.

Llogaria e votave duket se është kryefjala e javës politike. Të dyja palët po merren me kalkulimin e tyre, me bindjen se zgjedhjet e reja janë të derë.

Dhe të bindur se koalicioni i bujshëm i 1 Prillit, ka përfunduar si 3 martesat e mëparshme Rama – Meta, një dështim!

Previous Post

Horoskopi, 18 Korrik 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

Miku i Kryeministrit: Zgjedhje të parakohshme në shtator

admin

admin

Next Post
Miku i Kryeministrit: Zgjedhje të parakohshme në shtator

Miku i Kryeministrit: Zgjedhje të parakohshme në shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.