• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FATOS LUBONJA/Për gazetarët e Ramës ose kur dembelizmi bashkohet me porosinë

admin by admin
16 July, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
FATOS LUBONJA/Për gazetarët e Ramës ose kur dembelizmi bashkohet me porosinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një interviste që dhashë të enjten në mbrëmje tek Ora News mbi qendrimi tim ndaj reformës në drejtësi të futur në online edhe nga Ora News me titull: “Pse Lu mbështet Ramën dhe pse opozita ka rezerva” mbeta paksa i habitur kur pashë tek Lapsi.al se titulli ishte konvertuar në: “Lubonja: Rama ka korruptuar ambasadorin amerikan për Reformën në Drejtësi”. Duke e ditur se këtë stil të deformimit shpifës të çfarë shkruaj e ka Tema hapa edhe Temën dhe gjeta të njëjtin titull.

I çova me këtë rast Bushatit një sms, ku i vija në dukje se kjo është gazetari alla Baze, që kërkon jo të informojë, por të manipulojë dhe të delegjitimojë atë çka thotë një koleg në shërbim të padronit të rradhës. I thoja gjithashtu se nuk ishte e saktë, çfarë kishin shkruar, se ajo që po jepnin ishte intervita e plotë pasi qe një shkurtim, i zbardhur keq madje. Ndërkohë që prisja që kolegu Bushati të harxhonte pak kohë për ta ndjekur intervistën vetë në faqen e Orës, qoftë edhe për miqësi, jo vetëm për profesionalizëm, pashë se, si përgjigje, Lapsi.al kishte vënë një lajm me titull: “Muç Nano: Lubonja dhe Ylli Rakipi bëjnë muhabet mejhanesh” ku lexova, se, duke iu referuar intervistës së një nate më parë, Muçi shkruante: “Rakipi ironikisht pyet: “Pse vallë ambasadori amerikan po na e jep këtë ndihmë të madhe?” Lubonja seriozisht i përgjigjet: “Ambasadori amerikan është i korruptuar nga Rama; kështu pëshpëritet nëpër korridore”. E duhet thënë se kur diskutimi zbret në nivele të tilla mejhanesh, nuk ke as ç’të thuash”.

Jo Muçi, edhe ti Bushat, ky nuk është muhabet mejhanesh, është shpifje, sepse të thuash që një x person është korruptuar nga y person, cilëtdo qëfshin ata, duhet ta shoqërosh me prova. Por problemi është se cili shpif dhe cili ka shkruar nga mejhania, (pasi ka marrë ndonjë porosi), pa marrë mundimin as të dëgjojë se çfarë ka thënë realisht kolegu, por duke u vënë edhe thonjëza citimeve të shpifura. Që Muçi shpif nga mejhanja e vërteton fakti se as ka marrë mundimin të pyesë, ata që e kanë porositur, se cili ishte intervistuesi, sepse Ylli Rakipi e ka mbyllur emisionin me kohë, dhe pyetjet mua m’i drejtoi gazetari i lajmeve, po Bushati, që edhe e kisha informuar, pse ngulmon në këtë shpifësirë?

Sepse intervista është aty: http://www.oranews.tv/…/lubonja-pse-lu-mbeshtet-ramen-dhe-…/

I pyetur nga gazetari të jap mendimin tim se pse Lu mbështet reformën, duke u nisur nga mendimi im për këtë reformë, që e shtjelloj gjere e gjatë, midis shumë gjërash, kam thënë edhe këto fjalë ku është mbështetur shpifja:

“Është pyetje me vend që duhet ta ngremë. Hipotezat janë të shumta, […] Njëri version, që mund të them, është gabimi. Mosverësimi si duhet i një situatës. Gabim ka bërë Rajersoni kur mbështeste Berishën në mënyrë të pakufizuar, ndërkohë që ne brenda e dinim shumë mirë se po rritej një autokrat. Gabim ka bërë edhe Limprehti kur i jepte rezerva pa fund Nanos. Gabim bëri Arvizuja kur donte të na sillte armët kimike për interesat e SHBA (sepse një tjetër arsye janë interesat e SHBA) apo kur mbështeti Berishën tek Gërdeci në formë të pakursyer. [Këtu kam dashur të them 21 janarin, jo Gërdecin. F.L.]

Pra për mua një nga arsyet [e mbështetjes] është gabimi në vlerësim. […]”

Më tej, duke dashur të shpjegoj edhe mosbesimin e opozitës, vijoj:

“Mbi Lunë, edhepse opozita nuk e thotë, qarkullojnë nëpër korridore shumë hipoteza. Që nga, po themi, hipoteza më banale, korruptim personal, deri tek lobingje të Ramës që vijnë nga Washingtoni etj., etj. Nuk di të them tani saktë, por mendoj se ne, përtej kësaj, duhet të vlerësojmë atë se çfarë mendojmë ne shqiptarët se është më e drejtë lidhur me këtë reformë, se cili është problemi themelor që kemi me të, jo pse ambasadori e mbështet apo jo.”

Tani unë i pyes këta kolegë: pse ky raport kaq i shtrembër me të vërtetën? Unë flas për hipoteza, duke e vënë theksin tek gabimi e duke e ilustruar më tej me shumë gabime që kanë bërë amarikanët, ata thonë: “Lubonja: Lu-në e ka korruptuar Rama”. Pse e kanë deformuar dhe banalizuar në këtë farë feje intervistën, që mendoj se kishte shumë argumente serioze për tu bërë oponencë nëse nuk ishin dakort? Kemi të bëjmë me paaftësi, me dembelizëm apo me atë që flitet “nëpër koridore” se kemi të bëjmë me gazetarë të lekut të Ramës dhe oligarkëve të tij, jo të së vërtetës?

Previous Post

KORRUPSIONI/Odise Andrea, këshilltari i parlamentit ishte ndermjetës

Next Post

EDI LESI/Edi Rama e ka një arsye pse nuk firmos reformën*

admin

admin

Next Post
EDI LESI/Edi Rama e ka një arsye pse nuk firmos reformën*

EDI LESI/Edi Rama e ka një arsye pse nuk firmos reformën*

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.