Nga specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M. (A). F., 38 vjeç, banues në Shëngjin. Shpallja e tij në kërkim u bë sepse dje, ky person dyshohet se në oborrin e banesës së N. D. ka hedhur një granate dore ku ka pasur vetëm dëme të vogla materiale dhe asnjë person të lënduar.
Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.












