• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lamtumire gazeta “Shqip”!

admin by admin
15 July, 2016
in Kulture
0
Lamtumire gazeta “Shqip”!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bajram Peçi

Je sot numri i fundit që del i shtypur me letër! Një gazetë 11-vjeçare, që kish gjithë të drejtat të krenohej para lexuesve për historinë e saj, u mbyll. Ti, që përfaqësoje një zëdhënëse të denjë të shtypit të lirë, që orvateshe t’i thoshe pushtetit gjithnjë të vërtetën, nga nesër pushon së foluri. Askund tjetër si në gazetën “Shqip”, një redaktor gazete nuk është ndier më i lirë në raportin me të vërtetën. Shkaku për ta lënë vetëm në versionin online, që besojmë se është ekonomik, nuk do të kalojë pa lënë pasoja. Largimi i përhershëm nga bota e informacionit do të ndihet sidomos në atë shtresë të kultivuar lexuesish, që e kanë kulturë rutinore kontaktin në mëngjes me shtypin e shkruar dhe besojmë se do të mbesë e tillë, pavarësisht prurjeve të reja në sjellje, që do të vijnë nga zhvillimet e teknologjisë së komunikimit. Në dukjen e parë të krijohet përshtypja se në zinxhirin inflacionist të të përditshmeve nuk humbet gjë, por lexuesit të mos nxitohen (dhe shpresoj se nuk do ta bëjnë) të thonë se gjithçka i ndodh kësaj gazete bëhet në përshtatje me ligjet ekonomike. Themeluesi i saj, afërsisht 11 vjet përpara, kur hyri në tregun e informacionit, i kishte idetë të qarta e të kuptueshme, me të mirat dhe të këqijat e saj. Edhe në atë kohë, kur u themelua, rrallë kish ndonjë të përditshme që rezultonte me bilanc pozitiv. Ndonëse gazetat ngrihen e funksionojnë si biznes, mbajtja e tyre kish e ka një kosto. Shtypi i lirë e ka një çmim: duhet paguar për të. Dhe kështu ndodh. Përgjithësisht, asnjë prej tyre, nuk mund të mbahet në këmbë pa pasur nga mbrapa një suport financiar, që ndihmon për pagesat (edhe ashtu të mjera) të gazetarëve shqiptarë. Si e qysh ndodhi, që pas një jete kaq të ngjeshur, me profil e politika editoriale që i bënin nder shtypit e kulturës shqiptare, të mbyllet, nuk kërkon ndonjë shpjegim të gjatë?! Gjithsesi, është e domosdoshme, të thuhen disa gjëra që është e nevojshme t’i dimë:

Shtypi shqiptar kalon realitete e veçori prej të cilave burojnë shkaqe që të gjithë i kuptojnë dhe është më mirë të shqiptohen me zë të lartë.

Së pari, çmimet e shitjes së një të përditshmeje përbëjnë paradoksin më të madh. Ato janë qesharake, qëndrojnë në kufirin e shpenzimit të prodhimit në shtypshkronjë. Të tilla u shndërruan kur botues pa skrupuj e ulën çmimin në nivele që shkonin deri falas, me qëllimin që buronte nga marrëzia e tyre, “Kapja e tregut të shtypit”.

Së dyti, të ardhurat nga reklama, në vendin ku këtë treg e kanë zotëruar jo prodhimi i mallrave, por shërbimet, ndodhen në nivelin më të ulët historik.

Të tjera arsye, por jo aq themelore sa dy të parat, kanë ndikimet negative të tyre: teknologjia e prapambetur e shtypit në rrotativa që Europa i kish flakur në plehra, u instaluan në Tiranë me një aplikim të tarifave të larta të prodhimit e ku sundon monopoli; politikat fiskale, të cilat nuk janë favorizuese për shtypin, si me letrën ashtu edhe me TVSH-në; shpërndarjes së lajmit falas përmes internetit dhe rishpërndarjes nga çdo anonim që i jep vetes të drejtën të kopjojë e të rishpërndajë, ndërkohë që për gjetjen dhe publikimin e lajmit është bërë një shpenzim. Kjo praktikë ka ulur shitjet në nivele mbi pesë herë më të ulëta se dhjetë vjet më parë; së fundmi, klasa politike e sidomos qeveritë, nuk e duan shtypin. Nuk qëndron problemi se nuk e lexojnë (siç vetëdeklarohen) por se misionin e tyre për kontrollin e qeverisjes e kanë bezdi. Përballja me të vërtetën e shkruar, për ata, është e pakëndshme.

Ndodh shpesh, në të vërtetë, që beson se nuk do të ndodhë, sepse beson më shumë te dobia e saj. Kështu besuam dhe ne në këta tre muaj agoni. Kush e njeh shtypin dhe i ka qëndruar afër, kurrë nuk ka dyshuar te forca që zotëron. Ndërsa mbyllet e dërgohet në varrezë një e përditshme informative, të tjera simotra çapiten në rrezik dhe shohin si shpëtim animin nga shtypi i kulturës tabloid, e cila nuk e ka detyrim as dinjitetin dhe as përgjegjshmërinë për të bërë gazetari. Të krijosh një shoqëri ku ekziston liria, natyrisht nuk është një detyrë e thjeshtë. Përgjigjja për ta bërë të mundur këtë gjendet edhe te kuptimi i nivelit të shtypit të lirë, që në të shumtën e rasteve harrohet. Liria nuk është e lirë pa praninë fizike të shtypit të lirë! Lamtumirë gazeta “Shqip”! Ia beh, për të gjithë ne që punuam në të, një trishtim shumë i madh. Teksa hedhim mbi të lopatën e fundit me dhè, le të shohim më tej cila do të jetë viktima e radhës.

Previous Post

Lulzim Basha: Propozimi i Ramës, mungesë serioziteti

Next Post

Edi Rama refuzon negociatat e mëtejshme për reformën në drejtësi

admin

admin

Next Post
Edi Rama refuzon negociatat e mëtejshme për reformën në drejtësi

Edi Rama refuzon negociatat e mëtejshme për reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.