Një aksident automobilistik ku janë përfshirë 4 automjete ka ndodhur në rrugën “Beqir Luga” në kryeqytet.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 minuta. Automjeti me targë TR 1592 J, me drejtues të paidentifikuar, ka humbur drejtimin e mjetit dhe më pas ka “fluturuar” në trotuar, ndërsa është përplasur edhe më 3 automjete të tjera të parkuara me targa AA 831 FP, TR 3574 K, AA 393 JZ.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit të aksidentuar dhe 2 pasagjerë që po udhëtonin me të. Të plagosurit u dërguan në QSUT ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /topchannel/












