Ish-deputeti socialist Andis Harasani e ka në hall të madh. Këtë e ka ndarë me “miqtë” e tij në “Facebook”… Por çuditërisht , në rrjetin social ka shpërthyer humori pas një statusi të tij, teksa konstatoi se Joleza Koka e ka hequr nga lista e miqve.
Vetë Andisr Harasani duket nuk është ndjerë mirë kur e ka mësuar një gjë të tillë. Ai shprehet se i ka ikur jo vetëm oreksi por e gjithë kuzhina me gjithë sobë.
“Ai momenti kur kupton që Joleza Koka të ka hequr nga friends”, shkruan Harasani dhe kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë komentet.

























