Ambasada franceze në Tiranë, dot organizojë një minutë heshtje në nder të viktimave të sulmit të mbrëmshëm në Nice.
“Për të nderuar viktimat e atentatit terrorist në Nisë dhe për të shprehur solidaritetin dhe përkrahjen për familjet e viktimave dhe të të plagosurve, ambasada e Francës në Tiranë ju fton të merrni pjesë në mbajtjen e një minute heshtje, të hënën 18 korrik, ora 12.00, para Ambasadës së Francës, Rruga ‘Skënderbej’.
Faleminderit për solidaritetin dhe praninë e tuaj!”, njofton ambasada franceze në Tiranë.












