“Askush nuk e ka idenë që ekzistoj”, i tha Xhorxhi gazetarit italian.
“Këtu jetojmë me më pak se një dollar në muaj”, rrëfen gjithashtu, teksa shoqëron gazetarin nëpër geton ku jeton, në Huruma, në periferi të Nairobit.
Baraka e tij është dy metra e gjerë dhe tre e gjatë. Nga ajo që mund të quhet tavan, varen tre bluza.
Mobilimi kompletohet nga një poster i skuadrës së Interit, një tjetër të Milanit dhe një kalendar i disa viteve më parë, ku shfaqen foto plazhesh ekzotike.
Por edhe diçka tjetër shumë e rëndësishme: kopertina e një gazete vendase me fotografinë e presidentit Barak Obama. Vëllai i tij i madh.
Në geto të gjithë e quajnë Husein, emri i tij i dytë mysliman. I ati, i quajtur Barak Husein Obamaplaku, ka bërë një jetë të etshme, poligam, si të gjithë në Kenia, la pas katër gra dhe tetë bij.















