“Një propozim i ri për PD: Shkruajeni vetë si të doni reformën, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojmë pa lëvizur asnjë presje!”, shkruan kryeministri Edi Rama në “Facebook”, propozim i cili më tepër se PD-së i adresohet LSI-së, sidomos edhe pas qëndrimeve të fundit të kësaj partie për “konsensus me opozitën”.











