Policia italiane vuri në pranga një shqiptar, pasi akuzohet se në sherr e sipër ka vrarë një italian, pronarin e banesës në të cilin jetonte. Mediat italiane raportojnë se italiani, 51-vjeçar, i gjet i pajetë në një rrugë të Tivolit.
Pas hetimeve, policia ka arrestuar një shtetas shqiptar, 39-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Italiani ka mbetur pa jetë, pasi është masakruar fillimisht me shkelma e grushte e më pas edhe me thikë, raportojnë mediat
Sipas policisë, shqiptari kishte marrë një dhomë me qira në apartamentin e italianit dhe duket se mes tyre ka pasur mosmarrëveshje për çështjen e pagesës.











