Policia e Sarandës sekuestron rreth 325 kg kanabis në një furgon. Në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike, i cili drejtonte dhe mjetin, Afrim Çifliku 43 vjeç, banues në fshatin Lapardha të Beratit.

Arrestimi i 43-vjeçarit në fshatin Vrion të Delvinës, gjatë operacionit të koduar “Ndryshe”.
Çifliku u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip “Ford-furgon” me targë AA706JR, brenda të cilit kishte fshehur 325 kg kanabis.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 61 pako, në formë thasësh ngjyrë gri dhe të zezë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte shteti prek.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.












