Një efektiv i policisë ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në banesën e tij në Pezë Helmës.
Burime të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.00. E. K. 39 vjeç është efektivi i policisë që ka vrarë veten.
Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të vetëvrasjes.











