Partia Socialiste do të festojë 25 vjetorin e themelimit të saj. Festa do të zhvillohet në orën 19:00 në ambjentet e selisë rozë.
Mësohet se ne këtë përvjetor të veçantë të PS do të ketë afro 2 mijë të ftuar, themelues të PS, drejtues të strukturave deputetë dhe ish-deputetë.
Ftesë i është dërguar edhe ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PS-së, Fatos Nano, ndaj të cilit u rezervua mirënjohje edhe në Kongresin e PS. Nano ende nuk e ka konfirmuar pjesmarrjen.
Ne kete feste do te mungoje prezenca e kryetarit te Kuvendit dhe bashkeqeverisesit ne kualicion Ilir Meta, i cili nodhet per nje vizite dy ditore ne Malin e Zi.
Por ftesa nuk ka munguar edhe për kreun e PD, Lulzim Basha si edhe nënkryetarin e Kuvendit Edmond Spaho, të cilët ende nuk dihet nëse do të jenë të pranishëm në festë. Festimet e 25-vjetorit të PS u shtynë për shkak të Kampionatit Europian të Futbollit.












