Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të merret në pyetje nga Prokuroria e Përgjitshme në lidhje me akuzat e bëra ndaj gjyqtarit të Tiranës Arjan Aliaj. Organi i akuzës ka sekuestruar pamjet e konferencave në të cilat Tahiri shfaqet duke hedhur akuza ndaj gjyqtarit Aliaj, i cili vendosi pezullimin nga detyra të Haki Çakos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në lidhje me skandalin e përgjimeve ilegale nga policia. Pas sekuestrimit të pamjeve, gjatë këtyre ditëve pritet që hetuesit të marrin në pyetje ministrin e Brendshëm. Hetimi ndaj Saimir Tahiri filloi pas kallëzimit që bëri në Prokurori Këshilli i Lartë Gjyqësor me akuzën e kanosjes ndaj gjyqtarit Arian Aliaj për shkak të detyrës.











