Disa ndryshime kanë ndodhur në Prokurorinë e Tiranës dhe në disa prokuroi rrethesh.
Burimet bëjnë të ditur se zëvendësprokurori i Tiranës Shpëtim Kurti është liruar nga detyra. Në vend të tij është komanduar Mirela Mërtiri, prokurore nga Fieri.
Po ashtu, shef i Task Forces Antikorrupsion komandohet prokurori Ndini Tavani që ka hetuar Spiro Kserën. Ndërsa shefja e deritanishme e Task Forcë Tiranë, Deniona Katro do të drejtojë Task Forcen Antikorrupsion në Prokurorinë Durrës.











