Zbulimi i hapit të fundit që ka bërë sot ndihmëssekretarja amerikane e shtetit Vitoria Nuland, e ka gjetur të papërgatitur, duket edhe të përjashtuar LSI-në, aleaten e PS-së.
Një gjë e tillë mësohet pas një letre që kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, njëherazi edhe anëtari i komisionit të reformës në drejtësi, petrit Vasili, i ka dërguar kryetarit të këtij komisioni, socialistit Fatmir Xhafaj.
Nëpërmjet letrës Vasili i kërkon Xhafajt të njihet me variantet e propozuara dhe që po negociohen.
Midis rreshtave të letrës së Vasilit, nuk mungojnë edhe dozat ironike, kur ai i “kërkon” Xhafajt që edhe në se këto negociata janë konfidenciale, ai të informohet…












