Ka përfunduar mbledhja e sotme e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Objekt shqyrtimi i kësaj mbledhje sot, ishte gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo, i denoncuar publikisht për kërkime favoresh seksuale, dyshuar, duke shfrytëzuar pozicionin e tij.
Për këtë çështje, KLD vendosi pezullimin nga detyra të këtij gjyqtari.
Po ashtu në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të KLD-së ishte edhe betimi i 9 magjistratëve të rinj, të dekretuar vetëm pak ditë më parë si gjyqtarë.
Me betimin e magjistratëve, përfundoi edhe mbledhja e sotme e KLD-së.












