Ballist Morina rrezikon të marrë dy vite burg edhe pse aktualisht është në arrest shtëpiak.
Prokuroria në pretencën e saj nuk ka hequr dorë nga kërkesa që Morina të ndëshkohet për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Gjykata Penale në Tiranë pritet të marrë vendimin më 14 korrik ndërkohë që kërkesa e prokurorisë mund të rrezikojë rikthimin në burg të Ismail Morinës.
Morina u burgos një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi në kuadrin e grupeve të Europianit 2016. Besohet se arrestimi i tij ishte një nga kërkesat e kryeministrit serb Vucic si kush për të marrë pjesë në ndeshjen që u zhvillua në Elbasan.
Pavarësisht arrestimit të tij nga policia, Vucic anuloi vizitën në Shqipëri.












