Tre emigrantë të paligjshëm shqiptarë të akuzuar për përfshirje në trafikun e kokainës u arrestuan nga policia britanike.
Në pranga përfunduan Marjan Deda, 23 vjeç, Sander Lleshi, 23 vjeç dhe Ariolt Kuka, 22 vjeç.
Ata ishin pjesë e një bande kriminale e kapur me më shumë se 15 kg kokainë në çantat e plehrave.
Arrestimet e grupit u bënë më 4 korrik nga policia londineze. Vlera e drogës besohet se kap vlerën e rreth 1 milion paundve.











