Një sasi e konsiderueshme droge është kapur këtë të premte në portin e Durrësit.
Droga e llojit canabis sattiva është gjetur brenda një kamioni të ngarkuar me mobilie, i cili kishte si destinacion qytetin e Ankonës në Itali.
Agjentët policorë janë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e kamionit, për të përcaktuar më pas edhe sasinë e drogës së kapur.
Jo zyrtarisht thuhet se është më shumë se 700 kg drogë, por pritet në vijim komunikata zyrtare e policisë. Sakaq policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të kamionit, ndërsa po heton edhe për përfshirjen e personave të tjerë në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.
Zbulimi i drogës është bërë i mundur përmes informacioneve operative të siguruara nga Policia e Shtetit.











