Ndryshimet e pritshme të Kushtetutës më 21 korrik do të përmbysin edhe qëndrimin e ligjeve shqiptare ndaj prostitucionit.
EURALIUS, misioni i Bashkimit Evropian që asiston autoritetet shqiptare për reformën në drejtësi, propozon liberalizimin e prostitucionit, duke kërkuar shfuqizimin e neneve 113 dhe 115 të Kodit Penal.
Vitin e kaluar, Gjykata e Lartë, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e paragrafit të parë të nenit 113 të Kodit Penal, për t’i hapur rrugë dekriminalizimit të prostitucionit.
Në vendimin e saj, gjykatë vlerëson se neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj. Por, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën e Gjykatës së Lartë.
Ndryshimet kushtetuese do të prekin po ashtu përkufizimin e familjes duke legalizuar edhe martesat gay reflektuar në nenin 4 të projektit kushtetues.











