Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve të bankës, të kompanisë private të sigurisë, si edhe për policinë, për masat e marra para grabitjes në pistën e Rinasit.
Sipas urdhrit, mësohet se sekuestrimi i dokumenteve të bankës ka të bëjë me evidentimin e masave të kërkuar dhe kontraktuara nga ana e bankës, për transportin e vlerave momentale.
Ndërsa dokumentet e sekuestruara nga ana e kompanisë së sigurisë, ka të bëjë me evidentimin e procedurave dhe respeketit të tyre, në transportin e vlerave financiare.
Bllokimi i dokumenteve të policisë, ka të bëjë me evidentimin e masave të sigurisë, të ngritura në një nivel më të lartë sigurie, vetëm një ditë para grabitjes.











