Një plantacion me kanabis është gjetur në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek. Parcela kishte rreth 3 mijë rrënjë kanabis dhe gjendet pikërisht në vijën e kufirit mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Droga u gjet në Ajia Marina, në zonën e Pogonit. Bimët e kanabisit ishin në lartësinë 1.2-1.5 metra dhe, sipas policisë greke, ishin gati për t’u korrur.
Policia greke po kontrollon gjithë kufirin me helikopter dhe po shkëmben informacione me policinë shqiptare.











