Një automjet është rrëzuar në liqenin e Shkopetit, teksa ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Burrel-Milot. Ngjarja ka ndodhur këtë paradite, ndërsa nuk dihen arsyet dhe nuk ka informacion nëse ka viktima. Ngjarja u raportua në komisariatin e Matit nga një peshkatar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet edhe mbërritja e polumbarëve.











