Dy deputetët më të mëdhenj kritikë të Edi Ramës në Partinë Socialiste, Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi janë drejt krijimit të një partie të re. Në një intervistë për Tema Tv, Hafizi tha se për krijimin e partisë së re janë kontaktuar edhe njerëz që kanë dhënë kontribute më herët në Partinë Socialiste, por që janë larguar më pas. Mes emrave të kontaktuar ajo ka përmendur Et’hem Rukën, Rexhep Meidanin, Ilir Zelën.











