Grabitja në Rinas ka qenë sot objekt diskutimi në grupin parlamentar të PS. Në përfundim të mbledhjes, deputetë socialist kanë dalë të orientuar dhe kanë arritur në një konkluzion të unifikuar politik, sipas të cilit “policia nuk ka faj”.
Fillimisht ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i pranishëm në mbledhje ka zhveshur nga përgjegjësia Policinë dhe e ia ka faturuar atë, koncensionaritë të aeroportit.
I të njëjtit mendim ka qenë dhe kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi, i cili u ka kërkuara deputetëve të fokusohen te problemet që ka kontrata e koncesionarit, për sigurinë.
Me radhë pastaj, edhe deputetët ish-policë, kanë konkluduar politikisht “pafajësinë e policisë”.
Deputeti Paulin Stërkaj ka ripërsëritur dyshimet që shprehur edhe në mbledhjen e komsionit të Sigurisë, se grabitja mund të jetë realizuar nga individë që mund të kenë lidhje me bankat.
Meraku i deputetit Piro Lutaj kishte të bënte me akuzat që kishin ardhur nga LSI, për papërgjegjshmërinë e policsë në këtë grabitje.
“Flamur Noka, tha Lutaj, ishte sot më i moderuar se Luan Rama”, u shpreh Lutaj.











