Gianluigi Buffon tregon edhe njëherë se përveç se portier i madh është edhe njeri i mrekullueshëm.
Edhe pse i shtangur nga humbja me Gjermaninë nuk ngurroi të përshëndeste kundërshtarin e tij Manuel Neuer.
“Gianluigi Buffon më uroi për fitoren me lotët që i rridhnin në fytyrë. Ai është një njeri fantastik”, deklaroi portieri gjerman.
Ndeshja e rregullt mes Gjermanisë dhe Italisë përfundoi me rezultat të barabartë 1 : 1, ndërsa pas penalltive kombëtarja gjermane siguroi gjysmëfinalen.












