Përveç Jerome Boatengut, edhe Simone Zaza është shndërruar në objekt talljeje, pas penalltisë së humbur ndaj Gjermanisë.
Topi nga penalltia e ekzekutuar nga Simone Zaza ndaj Gjermanisë përfundoi në tribuna, ndërsa sulmuesi italian është shndërruar në objekt talljeje në rrjetet sociale.
Ai u inkuadrua pak pa përfunduar vazhdimet enkas për të gjuajtur në penallti, por nuk u tregua i saktë.
















