Grabitja e dy ditëve më parë në pistën e Rinasit, është bërë objekt i një batute edhe nga gazetari sportiv Gëzim Sinemati.
I ftuar në emision “Proces Euro 2016” në TV “Top Channel”, Sinematit ju kërkua një vlerësim për ndeshjen Gjermani – Itali.
Pjesë e vlerësimit të gazetarit sportiv ishin vlerësimet pozitive për mbrojtjet e këtyre dy ekipeve.
“Me këto mbrojtje as grabitja në Rinas nuk do të kishte ndodhur”, lëshoi batutën ironike Gëzim Sinemati.











